Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e quan ditë të shenjt 14 shkurtin, ditën e zgjedhjeve që u mbajtën në Kosovë, ku fitoi Lëviza Vetëvendosje.
Miftari parmes një postimi në Facebook, e krahason ditën e zgjedhjeve të djeshme me ditën kur NATO e bombardoi Serbinë.
Sipas tij, qytetarët dje e shpëtuan shtetin e Kosovës nga dora e mafies politike.
Postimi plotë i Naim Miftarit:
Dita e 14 shkurti 2021, e njëjtë sikurse kur Aleanca Veri Atlantike NATO e vitit 1999, kur filloi bombardimin e forcave Serbe. Ushtarët e UÇK-së 1998-99 janë të shenjt por edhe votuesit e ditës të djeshme 14 shkurtit janë të shenjt, pasi sot e shpëtojnë shtetin e Kosovës nga dora e Mafies politike të korruptuar dhe nga ndikimi i drejtpërdrejt të Beogradit përmes listës Serbe!