Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka paralajmëruar dorëheqjen pas dështimit në zgjedhjet e djeshme.
LDK-ja ka marrë vetëm 13.08% të votave, duke u renditur e treta.
Hiq më mirë nuk qëndron as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka marrë vetëm 7.40% të votave.
E dorëheqjen e kryetarit të saj Ramush Haradinajt, e ka kërkuar drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, përcjell Bota sot.
“Pse nuk po jep dorëheqje Ramush Haradinaj?”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook./BS