Pasi LDK-ja në këto zgjedhje mbeti e treta, sot kryetari i saj Isa Mustafa dha dorëheqjen.
Ai gjatë paraqitjes para mediave tha “në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së, për zgjedhje të një kryetari të ri të LDk-së në një periudhë të shpejtë kohore.Në mënyrë që LDK sa më shpejtë të ketë kryetarin e ri”.
Opinionisti Sulejman Mehazi, ka dhënë idenë e tij për postin e të parit të LDK-së.
Sipas tij, pasardhës i Isa Mustafës duhet të jetë Lumir Abdixhiku ose Anton Quni
“Pasardhës i Isa Mustafës duhet të jetë Lumir Abdixhiku ose Anton Quni, të tjerët fiasko politike!”