Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe e gjithë kryesia e LDK-së kanë dhënë dorëheqje sot pas rezultatit aspak të mirë në zgjedhjet e djeshme, ku LDK mori vetëm 13% të votave, rezultat ky që shënon rezultatin më të keq në histori të LDK-së.
E lidhur me dorëheqjen e Mustafës dhe kryesisë së LDK-së, djali i ish kryeparlamentarit Kolë Berisha, Visar Berisha, i cili një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hoti.
Përmes një postimi në facebook, Berisha ka treguar se çfarë do të duhej të bënte Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-së para se të jepnin dorëheqje, shkruan “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Pasi sot, pas një humbje të thellë dhe të rëndë, LDK mbetë pa strukturat e veta ekzekutive, Kryesinë dhe Kryetarin, dhe për pasojë s`ke kujt t`i drejtohesh institucionalisht, në pritje të takimit të Këshillit të Përgjithshëm ose Kuvendit të LDKs, po i them disa fjalë publikisht, ashtu siç i mendoj unë disa gjëra.
E para e punës, dekapitimi i LDKs sot ishte veprim moralisht i justifikueshëm por politikisht jo i dobishëm, në këtë moment. Pa marr parasysh se kush është arsyeja e kësaj dorëheqje të sotme, defaktorizimi që i bëhet procesit që vije pas saj është i pa llogaritshëm. Kryesia e LDKs dhe Kryetari i saj do të duhej të bënin disa gjëra para se të dorëhiqeshin, për t`i dhënë legjitimitet asaj që pason;
- Thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm për të përgatitur një dokument politik i cili do t`i dërgohej Kuvendit për miratim e, ku do të përfshiheshin orientimet reformuese të Partisë dhe ndryshimet e nevojshme statutare për të ndërtuar një proces të drejt, gjithëpërfshirës dhe shterrues zgjedhor;
- Thirrjen e Kuvendit të Punës së LDKs, i cili do të aprovonte ndryshimet statutare, që për mua do të duhej të konsistonin në zgjedhjen e organeve ekzekutive (kryesia dhe kryetari) me mandat të limituar deri pas zgjedhjeve lokale 2021 si dhe të aprovonte orientimet se si do të duhej të ndodhte një proces i ri zgjedhor i brendshëm, deri në marsin e viti 2022 (ku kryetari do të zgjedhej sipas parimit një anëtar, një votë);
- Thirrjen e Kuvendit Zgjedhor të jashtëzakonshëm, i cili do të zgjedhte Kryetarin e ri me mandat të shkurtuar si dhe Kryesinë e re. Me mandat të qartë për të organizuar zgjedhje të brendshme të ndershme dhe për të përgatitur dhe udhëhequr Partinë në garën e re zgjedhore në vjeshtë.
E dyta, LDK nuk duhet t`u hyjë punëve shpejt e shpejt për të sjellur në krye një kryetar të ri vetëm pse e do rendi. LDKs i duhet të kaloj si e tërë në një purgator politik, moral e kadrovik e dhe të tentoj stimuj të rinjë për dhjetevjecaret e ardhshëm.
E fundit, njerëzit e LDKs tash duhet të fillojnë të flasin haptazi dhe sinçerisht jo kundër njëri-tjetrit, por për Partinë e tyre, për shtëpinë e tyre politike.
Kaq sa për këtë fazë.