Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas disa lajmeve të publikuara në media, se partia e tij, do të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri.
Pacolli në një postim në Facebook, shkruan se, AKR-ja e ka pranuar rezultatin zgjedhor. Sipas tij, AKR-ja do të qëndroj në opozitë.
Reagimi i plotë:
Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta. AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi). AKR do të qëndron ne opozitë qe nga fillimi!