Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është deklaruar pasi partia e tij doli e dyta në zgjedhje, por me një përqindje të vogël të votave.
Ai ka falenderuar strukturat dhe simpatizantët e PDK-së për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zgjedhje.
Lushtaku ka thënë se PDK-ja mbetet parti lidere në Skenderaj.
Postimi i tij i plotë:
Të dashura struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Dua që të falënderoj nga zemra të gjithë Ju, për punën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore dhe për besimin që i keni dhënë PDK-së në zgjedhjet e djeshme.
I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.
Do të jemi bashkë gjithmonë! SL