Përmes një komunikate për media, Dega e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ismet Beqirit, kryetar i kësaj dege.
Sipas kësaj dege, Ismet Beqiri është fajtori kryesor që kjo degë ka hyrë e përçarë në këto zgjedhje.
E vet Beqiri, para pak orësh bëri të ditur se LDK do të ngritët serish në vendin që i takon.
“Në mënyrë që të ngritetpërsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses. LDK do të ngritetsërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend. Ju falenderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës. Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks”, shkroi Beqiri.