Analisti politik, Gurakuq Kuçi, përmes një postimi në facebook ka treguar dy arsyet kryesore, që sipas tij bëjnë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ta pranojë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe nëse kjo e fundit nuk ia ofron postin e Presidentit, post të cilin e synon Ramush Haradinaj.
“Nëse vendi do të shkonte edhe një herë në zgjedhje të përgjithshme brenda këtij viti, pragun nuk do ta kalojë as AAK-ja. Ky është një rrezik real dhe kjo e detyron Ramush Haradinajn që të bëjë kompromis aty ku nuk bëri në të kaluarën e afërt me LDK-në, PDK-në dhe Nismën, pra për postin e presidentit“, shkruan Kuçi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
AAK-ja e pranon një koalicion me LVV-në edhe pa postin e presidentit:
Nëse vendi do të shkonte edhe një herë në zgjedhje të përgjithshme brenda këtij viti, pragun nuk do ta kalojë as AAK-ja. Ky është një rrezik real dhe kjo e detyron Ramush Haradinajn që të bëjë kompromis aty ku nuk bëri në të kaluarën e afërt me LDK-në, PDK-në dhe Nismën, pra për postin e presidentit.
Andaj, një përllogaritje e shtyn Haradinajn që të pranoj një koalicion me LVV-në me dy premisa:
- E para, të mundësoj mbijetesën e partisë së tij duke shpresuar që brenda dy viteve do kthehen nga Gjykata e Hagës ish-krerët e UÇK-së dhe kështu të krijohen rrethana të reja për një ribashkim të PDK-së dhe AAK-së si “krahu i luftës”.
- E dyta, të jap kohë për veten që të krijoj rrethana ristrukturimi partiak dhe me patjetër të u jap edhe partive tjera humbëse më të cilat ka bashkëpunuar deri më tani, me shpresën që të rikthejnë pushtetin fuqishëm pas dy viteve. Kjo sepse shkuarja prapë në zgjedhje të përgjithshme këtë vit do ishte edhe më fatal për partitë e moçme në pushtet.
Mos të harrojmë se një premtim PDK e ka dhënë, se ata do qëndrojnë në Kuvend kur të zgjidhet Presidenti i vendit dhe kjo i lehtëson rrethanat për një pushim përplasjesh dhe destabiliteti, megjithatë mbetet të shihet.