Driton Selmanaj ka qenë njeriu më i afërt i Avdullah Hotit jo vetëm në qeveri ku mban pozitën e ushtruesit të detyrës së zv.kryeministrit, por edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Por Selmanaj nuk është bërë i “gjallë” pas debaklit që pësoi partia e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku doli e treta.
Megjithatë ai sonte në mbrëmje ka “reaguar” duke bërë një ndryshim të vogël në Facebookun e tij.
Selmanaj e ka larguar foton e LDK edhe e ka vendosur një foto të tij të veten në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, poashtu u dorëhoq edhe Kryesia pas humbjes në zgjedhje.