Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, mirëpo votat e marra nuk ia sigurojnë edhe zgjedhjen e presidentit të vendit.
Pavarësisht kësaj, analistja e çështjeve politike, Luljeta Aliu në një postim në rrjetin social Facebook, tha se LDK dhe PDK do ta votojnë këdo që e propozon për president VV.
“LDK e PDK se kanë qare pa e votu presidentin, këdo që e propozon LVV. A e dini pse? Se tuten që me shku edhe njëherë në zgjedhje, përgjysmohen edhe njëherë”, u shpreh Aliu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
LDK e PDK se kanë qare pa e votu presidentin, këdo që e propozon LVV. A e dini pse? Se tuten qe me shku edhe njëherë në zgjedhje, përgjysmohen edhe njëherë. Nuk guxojnë mos me votu. Interesi personal mbizotëron te ata.