Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore të thellë edhe në Komunën e Podujevës, duke siguruar kështu 59.45% të votave.
E dyta sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.14% të votave.
Burime të medias njoftojnë se kandidatët e LVV-së për deputetë në Podujevë, kanë arritur të siguronin mbi 37 mijë vota.
Kandidët e LLV-së kanë siguruar këto vota: Fitim Haziri (10431), Saranda Bogujevci (9940), Fatmir Humolli (3548), Vendenis Lahu (7290), Driton Hyseni (6265).
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës në Komunën e Podujevës ka arritur të siguronte 11.54% të votave.
