Pas një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, Albin Kurti i tha AFP të hënën se ai dëshiron të rindërtojë bisedimet me Serbinë për t'i vendosur të dy palët në baza të barabarta, shkruajnë mediat franceze, transmeton 'Bota sot'.
Fqinjët ballkanikë kanë qenë të mbyllur në negociata të gjata për të zgjidhur mosmarrëveshjet që helmojnë ende marrëdhëniet 20 vjet pasi ata u ndanë me luftë.
Kurti tha se bisedimet nuk duhet të jenë në qendër të mënyrës se si "të kompensohet" Serbia.
"Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të ndryshojë vendet tona për mirë", tha ai për AFP nga selia e partisë së tij në Prishtinë.
"Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfituesit përfundimtarë," shtoi ai.