Gjatë ditës së sotme Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, ka vizituar selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Edhe pse takimi ka përfunduar, Kosnett nuk është deklaruar për media, duke mos ditur kështu arsyen e vizitës së tij.
Mirëpo në lidhje me këtë temë analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar duke shkruar që kuptohen arsyet, e që sipas tij janë deklarimet e vazhdueshme të zyrtarëve të tij se VV-ja nuk do ta respektojë marrëveshjen e Ëashingtonit, të cilës, siç tanimë dihet, i qëndron prapa edhe administrata e re amerikane.
Latifi uron që Kurti të marrë mësim e të sillet si një kryeministër shqiptar i Kosovës.
Postimi i plotë
Kosnet i paska shku në zyrë Kurtit.Nuk është e vështirë të kuptohen arsyet: deklarimet e vazhdueshme të zyrtarëve të tij se nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Washingtonit, të cilës, siç tanimë dihet, i qëndron prapa edhe administrata e re amerikane. Uroj që Kurti të ketë marrë mësim e të jetë imunizuar nga kjo budallaki e ushqyer vazhdimisht nga broçkullat e Internacionalës socialiste dhe të filloj të sillet si kryeministër shqiptar i Kosovës, e jo si militant i devotshëm i kësaj internacionaleje.