Detajet: Zbulohet se çka i tha sot Kosnett në zyre Albin Kurtit

Aktuale

Detajet: Zbulohet se çka i tha sot Kosnett në zyre Albin Kurtit

Nga: D.RR Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Philipp Kosnett dhe Albin Kurti

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, këtë mëngjes ka shkuar për vizitë në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të takimit, Kosnett nuk është deklaruar për një prononcim për media.

Por gazeta “Bota sot” merr vesh nga burime brenda VV-së se Kosnett në takim me Kurtin së pari ia kishte uruar fitoren dhe kishte theksuar se SHBA-të respektojnë çdo vendim të sovranit.

Por, Kosnett ia ka bërë me dije Kurtit se marrëveshja e Uashingtonit duhet të jetë e paprekshme nga VV-ja dhe e njëjta të shtyhet para nga Kurti dhe zyrtarët tjerë të VV-së.

Të njëjtat burime kanë thënë se Kurti ia bërë të ditur ambasadorit amerikan se Vetëvendosja do të jetë në të njëjtën vij me qëndrimet e SHBA-ve dhe janë zotuar për një bashkëpunim të ngushtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat