Kosnett flet pas takimit, zbulon kërkesat e tij ndaj Kurtit

Aktuale

Kosnett flet pas takimit, zbulon kërkesat e tij ndaj Kurtit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:40
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kosnett në një postim në Twitter nxit partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave.

“I kënaqur të takojë Albin Kurtin dhe të urojë Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara.

Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkruan Kosnett. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat