Kandidatja për deputete në listën e VV-së, Vjosa Osmani e cila kishte numrin dy në listë, e ka mposhtur e vetme LDK-në në Istog, shkruan “Bota sot”.
Sipas statistikave, Vjosa Osmani ka marrë 5658 vota, ndërsa e gjithë LDK-ja ka marrë 4558 vota.
Osmani në vizitat në Istog ishte pritur nga shumë qytetarë atje në fushatë.
Ajo vazhdimisht është zotuar se do të qoj para frymën rugoviane.