Ferati falënderon votuesit: Nuk jemi dorëzuar, LDK ka nevojë për reforma dhe do ta bëjmë këtë

Aktuale

Ferati falënderon votuesit: Nuk jemi dorëzuar, LDK ka nevojë për reforma dhe do ta bëjmë këtë

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:49
Fushata

Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar me 14 shkurt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pavarësisht rezultatit, nuk janë të thyer e të dorëzuar, pasi LDK është ajo që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se ka nevojë për ndryshime thelbësore, që kemi nevojë për reforma në të gjitha nivelet e strukturës tonë, që kemi nevojë për të hapur dyert për të rinjtë tanë, prandaj do ta bëjnë pikërisht këtë.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Istogut dhe Republikës, të dashur aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së kudo që jeni,

Ndonëse është ende herët për të ditur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit, po iu drejtohem sot që të iu falënderoj të gjithëve dhe në veçanti qytetarët e Istogut për kulturën e lartë të treguar gjatë këtij procesi dhe për përkrahjen që ia keni dhënë LDK-së dhe mua – FALEMINDERIT!

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve është evidente që LDK-ja nuk është në ditët e saj më të mira, por kjo nuk do të thotë qe ne jemi thyer, dorëzuar, dhe assesi dëshpëruar. LDK-ja është themeltare dhe ka vënë themelet e këtij shteti, LDK-ja ka aktivistët më qëndrestarë nga të gjithë të tjerët, LDK-ja ka rininë e saj brilante, LDK-ja ka brenda vetës potencial profesional e kombëtar më shumë se çdo parti tjetër. Prandaj një LDK e fortë do të thotë një Kosovë e fortë sepse LDK-ja është e popullit dhe për popullin!

Është e vërtetë që kemi nevojë për ndryshime thelbësore, që kemi nevojë për reforma në të gjitha nivelet e strukturës tonë, që kemi nevojë për të hapur dyert për të rinjtë tanë. Prandaj ne do e bëjmë pikërisht atë – së bashku me Ju, sepse koha është TANI!

Bashkë do rikthehemi edhe më të fortë, bashkë do rikthehemi fitimtarë!

I juaji,

Iliri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat