Profesori Enver Bytyçi ka komentuar votat e Vjosa Osmanit në Istog, në vendlindjen e Rugovës, e cila ka gjithsej 5658, 1100 vota më shume se të gjithë kandidatët e LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kryetare morale e LDK-së është presidentja në detyrë, përcjell Bota sot.
Ai ka shtuar se nëse kthehet Osmani në LDK, atëherë ka shpresë edhe për rikthimin e partisë.
Sipas Bytyçit, besnikët dhe bashkëfajtorët me Isa Mustafën nuk mund ta rikthejnë imazhin dhe integritetin e mëparshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Postimi i tij i plotë:
Vjosa Osmani ka marrë në Istog, vendlindjen e Rugovës, 1100 vota më shume se të gjithë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 5658 vota Vjosa dhe 4558 vota Lidhja Demokratike!
Kryetare morale e Lidhjes Demokratike është pa dyshim presidentja në detyrë! Nëse ajo do kthehet realisht në krye të kësaj partie, atëherë ka shpresë edhe për rikthimin e LDK-së!
Besnikët dhe bashkëfajtorët me Isa Mustafën nuk mund ta rikthejnë imazhin dhe integritetin e mëparshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës!