Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon!
Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!