Për pak minuta pritet që të fillojë mbledhja e kryetarëve të dorëhequr të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Isa Mustafa, i cili dje dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj partie.
Përveç Mustafës, para pak minutash në zyrat e LDK’së ka arritur edhe Agim Veliu.
Ndryshe, kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ku LDK’ja pësoi humbje të thellë, duke u renditur e treta.
