Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit.
VV ka fituar shumicën e komunave, madje në disa nga to duke fituar 60 për qind të votave sipas rezultateve preleminare të publikuara nga KQZ’ja.
Vetëvendosje ka fituar kryeqytetin Prishtinën me 64,09%, Gjilanin me 63,24%, Mitrovicën Jugore me 63,04%, Vushtrrinë me 60,08% , Ferizajin me 60,59%.
Ndërsa në Podujevë, VV ka marrë 59% të votave.