Nga zgjedhjet e parakohshme të së dielës, Lëvizja Vetëvendosje ka dal fituese edhe në komunën e Obiliqit.
Partia e Albin Kurtit, mori 52.18% të votave, ose 6.002 vota.
Vetëm kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani ka marrë 4 mijë e 281 vota në Obiliq.
E në ndërkohë kandidati për kryeministër nga LDK’ja, Avdullah Hoti, në zgjedhjet e së dielës mori vetëm 799 në Obiliq.
Këto rezultate dolën nga numërimi në 34 vendvotime.