Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Osmani ka folur rreth kësaj letre të presidentit Biden.
Ajo ka treguar se çfarë përmban kjo letër.
“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërkaq, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Postimi i plotë:
Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës