Në organizim të Bashkësisë Islame të Podujevës, sot u mbajt konferenca me temë: “ Adhurimi midis shpirtërores dhe simbolikës!.
Në këtë konferencë morën pjesë imamët e Podujevës dhe studentë të mësimeve Islame të kësaj komune.
Fjalë përshëndetëse mbajti Kryetari i Këshillit Mensur Hoti, si dhe Kryeimami Bekim Jashari.
Kurse panelistë në këtë konferencë ishte imami Idriz Mehmeti, i cili në fjalën e tij tha se Bashkësia Islame e komunës së Podujevës duhet të vazhdojnë fuqishëm predikimin shpirtëror të Islamit, i cili është edhe esencë e thirrjes Hyjnore.
Imami Mehmeti po ashtu theksoi se simbolikat në emër të Islamit pa shpirtëroren i kanë sjell dëm kuptimit real të besimit Islam dhe vlerave të mesatares që janë pjesë e adhurimit.
Në fund të kësaj konference imamët Kreshnik Abdullahu dhe Xhevat Maqastena i kënduan ditës së 17 Shkurtit datës së pavarësisë së Kosovës.