Që nga viti 2014 në Kosovë, lideri më i votuar në zgjedhje është Vjosa Osmani.
Osmani ka lënë pas edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin i cili në vitin 2019 mori 183.952 vota, shkruan gazeta “Bota sot”.
Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe pse akoma nuk janë numëruar të gjitha votat, ka marrë 206.570 mijë vota.
Një fakt është interesant në këto zgjedhjet e 14 shkurtit, se Albin Kurti kishte numrin 1 në listë, edhe pse votat e tij nuk do të numërohen, por ndoshta simpatizantët e LVV-së, për kureshtje do t’i numërojnë edhe ato.
Pesë liderët më të votuar nga viti 2014 janë, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/16/auto_151642832_466028874809142_5429567184321033782_n1613498337.jpg)