Lëvizjen Vetëvendosje pasi të marrë zyrtarisht qeverisjen e presin një sërë çështjesh që kërkojnë zgjidhje.
Ndër to janë Mini-Shengeni dhe dialogu i Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këto çështje ka diskutuar në ‘Euro News’ kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.
Ky i fundit ka thënë se Mini-Shengeni është i vdekur.
Minshengeni është i vdekur se nuk ka peshë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar asnjë gjë në Kosovë”, u shpreh Abazi.
Tutje, ai ka thënë se VV do t’ia ndërrojë platformën dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne duam njohjen reciproke dhe jo sabotim nga Serbia, e cila do të blejë kohë me dialog. Ne do shkojmë me opsionet tonat në tavolinë dhe jo të papërgatitur”, deklaroi tutje ai.
“Do ndryshoj platforma e dialogut, pasi nuk është folur për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit apo zhdukjen e shqiptarëve në Medvegjë, çështjet e të pagjeturve apo edhe Sanxhakun. Në dialogun e zhvilluar janë bërë të rëndësishme çështje periferike nga Serbia”, shtoi ndër të tjera zyrtari i VV-së.