Zyrtari i partisë Nisma Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, duke komentuar se rezultatin e zgjedhjeve të fundit, të cilat e lanë jashtë Kuvendit këtë parti, ka thënë se Nisma do të rikthehet fuqishëm.
Ai në një postim në Facebook ka falënderuar edhe qytetarët për përkrahje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Të dashur aktivistë dhe votues të NiSMA Socialdemokrate. Ju falënderojmë nga shpirti për të gjitha angazhimet e përbashkëta shumë miqësore dhe të pashoqa që kemi pasur gjatë këtyre ditëve.
Bashkarishtë kemi realizuar një fushatë dinjitoze, me një kauzë sa humane aq edhe patriotike, të cilën e kemi shpalosur anekënd Kosovës, me shumë entuziazëm e përkushtim.

Ne si NiSMË Socialdemokrate në Podujevë nuk do ndalemi që në vjeshtën e këtij viti për zgjedhjet Lokale të ri-kthehemi fuqishëm, ku synojmë që me rezultatin e tashëm dhe me rritjen me anë të anëtarësimeve të cilat janë të përditshme në Degën tonë jemi të sigurt se do të jemi pjesë e kuvendit komunal në Podujevë që të jemi zëri Juaj. Vazhdojmë…”, ka shkruar ai.