Kandidatja prë deputete të LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se këto ishin zgjedhje shembull për demokracinë e avansuar si vend i dalur nga një luftë e gjenocid pas 22 viteve.
Mirëpo ajo nuk ishte e kënaqur me rezultatin duke thënë se, LDK-ja nuk përmbushi pritjet tona dhe tuajat si votues besnikë të saj dhe as njohësve të skenës politike në vend.
Ajo thotë se LDK mbetet gardiane e shtetit.
Postimi në Facebook:
Miq dhe simpatizantë të LDK
Kosova më 14 Shkurt mbajti zgjedhjet parlamentare dhe dha shembull për demokracinë e avansuar si vend i dalur nga një luftë e gjenocid pas 22 viteve.
Kultura e lartë është shembull i qytetarisë emancipuese dhe vetëdijësuese se meritojmë më shumë-ju përgëzoj !
LDK nuk përmbushi pritjet tona, tuajat si votues besnikë të saj dhe as njohësve të skenës politike në vend.Gabuam për votuesit dhe adhuruesit tanë,qytetarët dhe shumë të tjerê.Interesat e shtetit nuk i tejkaluam për interesa partiake,as populliste,koha do ta dëshmojë ani se tash jo.Verdiktin qytetarë e respektojmë.LDK është gardiane e shtetit dhe ska kush na bind ndryshe.
Falenderoj çdo aktivist të saj,çdo votues e simpatizantë,Forumin e Gruas dhe te Rinisë,kryetarë të nëndegëve të Gjilanit dhe përkrahës anekënd Kosovës.Ju përkulem e ju falenderoj në pafundësi.LDK-së i duhet një infuzion i ri,reformë e domosdoshme dhe frymë e oksigjen i kohës re.Do ta kthejmë bashkë aty ku e ka vendin,në mbrojtje të interesave te shtetit.
Qeverisë së re i mbetet ta jetësojë ëndrrën e qytetarëve për një ndryshim pozitiv,një jetë më të mirë për të gjithë.Fitorja e tyre e lartë është përgjegjësi e fortë në të kundërtën reagimi do të jetë i jashtëzakonshëm,i shpejtë dhe i nevojshëm.
Zoti ju bekoftë ju e Kosovën
Gjithmonë me ju
Tina