Ish-ambasadorja e Kosovës, dhe kandidatja për deputete e LDK-së, Alma Lama ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së LDK-së.
Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se, lideri i LDK-së, nuk zgjidhet në studiot televizive e as nga partitë kundërshtare.
Lama thotë se lideri i LDK-së zgjidhet përmes një procesi të rregullt zgjedhor brendapartiak.
Postimi i plotë:
Kryetari/kryetarja e LDK-së nuk mund të zgjidhet në studiot televizive, e as nga partitë kundërshtare, por nga një proces i rregullt zgjedhor brendapartiak.
Është në kufijtë e të pabesueshmes, propaganda që bëhet kundër këtij subjekti politik, madje edhe kur është në humbje të thellë.
Obsession....