Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Ende pa u certifikuar këto zgjedhje në media po raportohet për koalicione.
Sipas mediave vendore, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion më Lidhje Demokratike të Kosovës.
Mediat bazohen në një deklaratë të dhënë nga kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në media shqiptare.
“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye” , ka thënë Abazi
Por, një gjë të tillë e ka demantuar Abazi, duke thënë se nuk ka folur për koalicion.
Postimi i plotë:
Demant
Nuk ka as je koalicion me LDK, nuk e kam thëne këtë gjë, gazeta express vazhdon me gënjeshtra edhe për këtë gjë!