Kandidati për deputet nga LVV Faton Peci ka thënë se me votat e diasporës do të rritet numri i deputetëve nga koalicioni i inciativës “Guxo” me atë të LVV-së
Peci tha se nëse Osmani bëhet presidente mbaron mundësia të krijoj ndonjë parti.
“Rezultati i votës së mërgatës ka me qenë edhe më bindës se sa rezultati në nivel të Kosovës dhe do të rris numrin e deputetëve të koalicionit tonë. Nuk shoh problemetikë në asnjë variant çështjen e zgjedhjes së presidentit”, tha ai.
Ndërsa, Peci për deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike, ka thënë se u larguan për shkak të dinjitetit.
“Nuk është arsyja motivi politik që ne jemi larguar nga LDK-ja, por dinjiteti.
Ka qenë pikërisht dera e mbyllur deri në përjashtim të Vjosa Osmanit”, tha ai