Blerim Grainca: E kemi të qartë humbjen – në LDK po hapet kapitull i ri

Aktuale

Blerim Grainca: E kemi të qartë humbjen – në LDK po hapet kapitull i ri

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:38
LDK

Blerim Grainca nga LDK ka thënë se kjo parti e ka të qartë që i ka humbur zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa ka shtuar se për këtë kryetari i partisë Isa Mustafa dhe kryesia e kanë ‘paguar’ faturën e përgjegjësisë.

“LDK e ka shumë të qartë dhe e ka kuptuar se i ka humbur zgjedhjet. Fakti se i kemi humbur zgjedhjet domethënë shumë për LDK-në. Ky rezultat ka çuar në dorëheqjen kolektive të kryesisë së LDK-së dhe marrja e përgjegjësisë së brendshme. Zgjedhjet në Kosovë i kanë humbur edhe partitë e tjera disa herë, por a e keni parë dorëheqje në ndonjërën nga partitë politike? Kjo dëshmon për nivelin e përgjegjësisë që ka LDK-ja dhe reflektimin e brendshëm. Ne i kemi humbur zgjedhjet dhe shkojmë tutje. Nuk do të lejojmë që lideri i ri i LDK-së të përcaktohet nëpër studio televizive, apo të influencohet nga njerëz jashtë LDK-së”.

“Në LDK së shpejti do të jetë Kuvendi dhe unë ju siguroj se do të jetë garë e hapur me një ose më shumë dy kandidatë. Faturën e përgjegjësisë e ka marrë kryetari i partisë”.

Ai, në Rubikon, ka deklaruar se në LDK “po hapet një kapitull i ri” derisa ka thënë se ndonëse janë përmendur disa emra të mundshëm se kush do ta pasojë Isa Mustafën akoma nuk ka një kandidaturë të shpallur.

“Në LDK po hapet një kapitull i ri dhe ky kapitull është kuvendi i ardhshëm i LDK-së që do të përcaktojë të ardhmen. Cili do të jetë kandidati? Akoma nuk e kemi asnjë kandidaturë të shprehur publike për garën brenda LDK-së. Këta tre emra [Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Lutfi Haziri] janë emra të respektuar dhe secili nga ta që do të hyjë në garë do t’i bëjë nder LDK-së, por nuk duhet pretenduar nga jashtë LDK-së të ndikohet në kandidatin e mundshëm për kryetar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat