Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Liri Loshi, në një shkrim në facebok ka reaguar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.
Loshi foli për PDK-në, përkatësisht për kandidatin për kryeminsitër Enver Hoxhaj, përcjell “Bota sot”.
Kandidati për deputet thotë që Hoxhaj po ngushëllon vetën që kanë dalur në vendin e dytë por që sipas Loshit PDK është në të njejtën pozitë sikurse LDK-ja.
Enver Hoxhaj u djeg shpejt, tash është koha për ta pastruar hirin, shkruan më tej Loshi.
Postimi i plotë
“Rezultati i arritur e vë LVV-në në pozitë të parë, kurse PDK-në në pozitë të dytë!”(Enver Hoxhaj)
Ky zotëri ngushëllohet me vendin e dytë që sipas tij qenka fill mbas të parit. Pse VV do të ketë mbi tre here më shumë deputetë nga se do të ketë PDK për të s’ka rëndësi! E rëndësishme qenka se PDK doli e dyta. Por sytë janë me pa. Dhe sytë tanë po shohin se PDK është në të njëjtin batak me LDK-në. Së pari pra duhet ta shohësh veten ku ke rënë e pastaj të provosh të dalësh nga aty. LDK po e bën një gjë të tillë. PDK e zbytur në batak krahason veten me partinë e parë! Enver Hoxhaj u djeg shpejt. Tash është koha për ta pastruar hirin.