Mustafa ua uron qytetarëve të Kosovës, Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Mustafa ua uron qytetarëve të Kosovës, Ditën e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 08:23
Isa Mustafa

Me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë urim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 shënon një nga momentet më të rëndësishme në

historinë me të re të Kosovës. Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ta çliruar shtetin 

Projektues i pavarësisë dhe i themelimit të shtetit të Kosovës është arkitekti i saj, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai me vizionin e tij properëndimor fitoj mbështetjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare sidomos nga SHBA-të që ta përkrahin Kosovën në arritjen e lirisë, krijimin e shtetit dhe po vazhdojnë në konsolidimin e tij.

U jemi mirënjohës përjetësisht Familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre të pareshtura për liri, çlirim dhe shtetndërtim.

Në këtë 13 vjetor Kosova ka arritur shumë suksese pavarësisht rrethanave sfiduese që i ka hasur gjatë rrugëtimit të saj gjatë këtyre viteve.

Rruga e vetme për ta bërë Kosovën shtet të anëtarësuar në BE, NATO dhe OKB, është puna e

zellshme në përmbushjen e detyrimeve si shtet si në aspektin e brendshëm, zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit si dhe ruajtjen e partneritetit më SHBA-të, ngase pa ndihmën e tyre sot nuk do festonim çlirimin.

LDK-ja mbetet e përkushtuar që ta ruaj dhe konsolidoj shtetin tonë ngase kjo Republikë është projekt i ynë i përhershëm.

Urime, 17 shkurti, Dita e Pavarësisë!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat