Analistja politike, e opinionistja, Luljeta Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka parashikuar se nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje do t’i merr 53 deputetë, e kthyer në përqindje 47.9 për qind.
Tutje, ajo shkruan se ulëset e mbetura të lira janë 14, dhe sipas saj, 47.9 % prej 14, i bie që LVV i merr edhe 6 deputetë prej këtyre, dhe sipas saj, i bie që kjo parti do t’i ketë 59 deputetë.
Ndërsa, krejt në fund, ajo ka thënë se pas numrit të votave edhe të diasporës dhe atyre me kusht, Vetëvendosje do të del diku rreth 63 deputetë.
Ja shkrimi i saj:
Sa deputetë i merr LVV?
Sipas përqindjes 47.9 %, LVV i merr 53 deputetë.
POR, nëse i mbledhim përqindjet aktuale të partive shqiptare që e kanë kaluar pragun, dalim tek 86 nga 100%.
SHTO EDHE ulëset e mbetura të lira janë 14. Pra, 47.9 % prej 14, i bie që LVV i merr edhe 6 deputetë prej këtyre. Pra, jemi në 59.
SHTO edhe votat me kusht dhe ato të mërgatës, LVV del diku 63 deputetë.