Me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli padrejtësisht gjenden në Hagë.
Ai është i mendimit se Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe se këta të fundit në çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi.
Në fund, ai thekson se do të vazhdojnë ta mbajnë dhe ta jetësojnë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë premtim.
Ja shkrimi i saj:
Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë.
Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë .