Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.
Ambasadori Kosnett shkruan se SHBA do të jetë pranë njerëzve të Kosovës, për të ndërtuar një shtëpi të drejtë dhe paqësore.
“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Kosnett./Bota sot