Albin Kurti pas homazheve te varri i Rugovës: Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike

Aktuale

Albin Kurti pas homazheve te varri i Rugovës: Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 08:58
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar 10:44) - Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Osmani: Nderuam arkitektin e Pavarësisë së Kosovës

“E nderuam arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova. Njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Njeriu që i hapi dyert e mbarë botës në mënyrë që zëri ynë, zëri i popullit të Kosovës të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha ai.

E lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti

Kurti: Jemi te presidentit i parë i republikës së parë të Kosovës

“Sot ne kujtojmë personalitetet politike, historike dhe kombëtare në faza dhe mënyra të ndryshme. Andaj ne jemi te presidenti i parë, i republikës së parë të Kosovës i cili është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar për të vazhduar me aktivitete të tjera. Në veçanti falënderojmë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuuar për këtë ditë të rëndësishme, përvjetorin e 13 të cilën e shënojmë sot”, tha ai.

***

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Pas homazheve, Kurti dhe Osmani kanë folur shkurtimisht para mediave.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka uruar 13-vjetorin e pavarësisë duke thënë se uron që përvjetorin i 14-të të e gjejë Kosovën me drejtësi e zhvillim.

“Urime e gëzuar përvjetori i 13-të me shpresim dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë do të jetë me drejtësi, me demoratizim e zhvillim”, ka thënë ai.

Kurti tha se kanë vendosur lule të freskëta te varri i presidentit të parë të Kosovës duke thënë se kujtojnë personalitetet kombëtare historike në këtë ditë.

“Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera.

I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”, tha ai.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat