Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mëngjesin e 17 shkurtit, ku shënohet 13 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e ka filluar me homazhe te varrezat e Reçakut.
Haradinaj në Reçak ka bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e lirisë.
Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook, derisa ka uruar për festën.
“Mirëmëngjesi! 13-vjetori i Kosovës së pavarur. Urime!”, ka thënë ai.