LDK bën homazhe para varrit të presidentit Rugova

Aktuale

LDK bën homazhe para varrit të presidentit Rugova

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:35
LDK

Anëtarë të LDK-së kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook.

“Respekt për atin themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova. Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh 30 vjeçar, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej.  

Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Presidentit  Rugova dhe atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit”, ka thënë ai.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat