​Hoti: Qytetarët do t’i jenë mirënjohës Rugovës dhe atyre që ranë për lirinë e vendit

Aktuale

​Hoti: Qytetarët do t’i jenë mirënjohës Rugovës dhe atyre që ranë për lirinë e vendit

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:41
Foto nga takimi

Homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë bëri edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Ai tha se me shpalljen e Pavarësisë, Kosova u bë pjesë e familje euro-atlantike. Ai theksoi se qytetarët do t’i jenë përherë mirënjohës ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe gjithë atyre që kanë rënë për lirin e vendit.

Hoti: Me shpalljen e pavarësisë shtet ne u bëmë pjesë e familjes euro-atlantike

“Duke bërë nderime në këtë vend që është akti themeltari i Republikës së Kosovës që është projekti më i madh 30 vjeçar që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej i fuqizimit të kombit shqiptar me shpalljen e Kosovës shtet ne u bëmë pjesë e familjes euro-atlantike. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës presidentit Rugova dhe të gjithë atyre që kanë rënë për liri të vendit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat