Urime Kosovë Ditën e Pavarësisë
Të nderuar qytetarë,
Urime Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Urime 13 vite Shtet.
17 shkurti i vitit 2008 është dita e kurorëzimit të sakrificës të shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.
Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai së bashku me familjen e tij dhanë jetën dhe na treguan se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.
Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë i dashur, Kosova jonë e dashur, ta gëzoj vërtetë atë që e meriton, që amaneti i dëshmorëve tonë në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari të realizohet, ku liria, drejtësia dhe pavarësia të jetësohet në kuptim të plotë të fjalës.
Urime, shëndet dhe suksese për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.