Partia Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn radhitet e dyta nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tashmë kur janë numëruar të gjitha votat e rregullta, kjo parti ka marrë 137.772 mijë vota, ose kthyer në përqindje 17. 41, shkruan “Bota sot”.
E, ngjashëm këtë rezultat të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e kishin parashikuar dhe nxjerrur të gjitha sondazhet e bëra në vend para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Mirëpo, përkundër se tashmë është i konfirmuar ky rezultat, zyrtarët e këtij subjekti politik, e kishin kundërshtuar në vazhdimësi.
Kështu kishte vepruar edhe nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi, në disa paraqitje televizive.
Krasniqi madje në një intervistë kishte deklaruar se të gjithë atë që i kanë realizuar këto sondazhe pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë për t’u bërë horë.
“Ju kisha ftuar me i zhvillu debatet për sondazhet edhe pas zgjedhjeve, dhe me i thirr të gjithë ata sondazhista të cilët një pjesë jo që i dimë, por kanë më u bë horë kur të kryen. Secilin duhet me thirrë në studio, dhe me i thënë se nga ju dolën këto numra”, kishte thënë Krasniqi.
Ja video, e cila po qarkullon në rrjetin social në ‘Facebook’, e që Krasniqi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: