Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka ururar për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kurti është shprehur krenar dhe i ndërgjegjshëm për sfidat.
“Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se do të punojë për t’i nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
“Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë dhe të prosperojmë”, shkroi Kurti në Twitter.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_Capture-1121613563132.jpg)