Sot Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë.
E për këtë ditë, u.d e presidentit Vjosa Osmani, ka vendosur që veshjen e saj ta ketë simbolike.
Në homazhet që kishte në bazë të agjendës për ditën e sotme, ajo u paraqit e veshur me një fustan ngjyrë të kaltër, me 6 pulla të verdha, shkruan Bota sot.
Ngjyra e kaltër e fustanit është sikur ngjyra e flamurit të Kosovës dhe 6 pullat e fustani simbolizojnë 6 yjet e vendosur në flamur.
Ajo mori vëmendje me këtë veshje, duke simbolizuar flamurin./BS/

