Dita e Pavarësisë, Osmani: E ardhmja e pret një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar

Aktuale

Dita e Pavarësisë, Osmani: E ardhmja e pret një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:36
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën e Pavarësisë dëshiron që t’i kujtojë ata që e humbën jetën për liri.

“Sot në Ditën e Pavarësisë dua të kujtoj ata që luftuan kaq shumë për të arritur lirinë që kemi sot, por gjithashtu të mendoj për potencialin e madh që pritet përpara”.

“Ne kemi bërë përparime të mëdha dhe jam e ngazëllyer për të ardhmen që na pret për një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar”, ka shkruar Osmani në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat