Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme që të publikojë formularët me rezultatet e subjekteve dhe kandidatëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bazuar në këta formularë, në një vendvotim në Komunën e Suharekës, Vjosa Osmani s’ka marrë asnjë votë.
Bëhet fjalë për vendvotimin në shkollën “Edit Durham” në fshatin Mushtisht.
Ndërkohë, kandiati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur që të marrë 47 vota në këtë vendvotim.

