Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti ka uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, derisa urim të posaçëm kishte për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në dhomat e paraburgimit në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook Dërguti ka shkruar se heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur.
Kujtojmë se Dërguti ishte pjesëtare e UÇK’së.
Postimi i Dërgutit:
Heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Urime pavarësia gjithë atyre që kontribuan dhe ishin konsistent në qëndrime, posaçërisht atyre heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë!