Në ditë kur Republika e Kosovës, shënon 13 vjetorin e Pavarësisë, protagonisti që lexoi deklaratën e Pavarësisë, Hashim Thaçi gjendet i burgosur në Gjykatën Speciale.
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe për vrasje të kundërshtarëve politik.
Këtë gjë, e ka komentuar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, të cilët edhe pyesin se a e lexoi deklaratën e Pavarësisë një “kriminel” i arrestuar dhe i burgosur si i akuzuar për vrasje të rivalëve politik?
Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, thotë se, është çështje në vete se si do ta trajton historia njeriun i cili në njërën anë lexoi deklaratën e pavarësisë dhe 13 vite më vonë arrestohet nga Gjykata Speciale.
Postimi i plotë:
-13 vite më parë nën organizimin, para-përgatitjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Turqisë, Kosova u shpallë shtet i pavarur dhe sovran. Merita të pakontestuara kanë të gjitha lëvizjet, ajo e paqësore dhe luftarake.
-Deklaratën e pavarësisë e lexoi Thaçi, ndërsa pavarësinë e shpalli Kuvendi i Kosovës. Protagonistët lokal ishin grindur se kush do ta lexonte deklaratën, thonë burimet.
-Është çështje në vete se si do ta trajton historia njeriun i cili në njërën anë lexoi deklaratën e pavarësisë dhe 13 vite më vonë arrestohet nga drejtësia, akuzohet dhe burgoset për vrasje të rivalëve politik!
-Nëse dënohet me burg të përjetshëm a do thotë kjo se një 'kriminel' e ka lexuar deklaratën e pavarësisë?!!
-Referendumi i 14 shkurtit është po aq i rëndësishëm sa shpallja e pavarësisë.