Sot për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, u mbajt manifestimin qendror, pjese e së cilës ishte edhe Bekim Jashari.
Ai tha se ishte nder dhe emocion duke parë ushtarët e shtetit tonë, Ushtrinë që tani është pjesë e rëndësishme e misioneve paqeruajtëse në botë.
Postimi në Facebook:
Në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, në manifestimin qendror, kushtuar 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Emocion e krenari duke parë ushtarët e shtetit tonë, Ushtrinë që tani është pjesë e rëndësishme e misioneve paqeruajtëse në botë.
Forcën dhe ndjeshmërinë që na e japin festat tona kombëtare t’i kthejmë në detyrë për secilin nga ne, në shërbim të shtetit, për të dëshmuar atdhedashurinë që kemi secili prej nesh.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë e Pavarësisë së shtetit tonë.